Lajme
Mickoski tregon skenarin “e errët” për problemin mes Shkupit dhe Sofjes: Mund ta parandalojmë vetëm në një mënyrë!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe sot ka pohuar, se Maqedonia e Veriut është duke negociuar me Bullgarinë për gjuhën, traditën dhe ritualet maqedonase.
Ai ka deklaruar, se të gjitha këto janë pjesë përbërëse të Deklaratës që u miratua nga Parlamenti i Bullgarisë, ku si rezultat pësoi vetoja në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.
Mickoski ka dhënë skenarin e tij – se problemi bilateral me Bullgarin, do të zgjerohet në problem mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
“Nga burime të larta diplomatike nga Brukseli dhe Sofja, mësojmë se kërkesat që janë pjesë përbërëse e deklaratës së miratuar në Parlamentin bullgar, praktikisht do të jenë pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian. Në këtë moment, problemin bilateral që ne e kemi me Sofjen zyrtare, kurse ka të bëjë me popullin e Maqedonisë, kulturën, traditën, ritualet, gjuha maqedonase, lufta anti-fashiste – praktikisht të gjitha problemet që përfshihen në Deklaratën e miratuar nga Parlamenti bullgar, do të jenë problem që do ta kemi ne me Bashkimin Evropian. Gjegjësisht, nga problemi bilateral, problemi do të rritet në problem ndërmjet Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Këtë mund ta ndalojmë vetëm në një mënyrë: Publiku me kritikën e tij dhe njëkohësisht populli në rrugë”, tha Mickoski para mediave, transmeton TV21.
Mickoski njoftoi, se prej nesër partia që udhëheq ai, do të protestojë çdo ditë, duke kërkuar dokumentin me të cilin negociohet me Bullgarinë./TV21
















