Connect with us

SKENA

Mevlani iu përgjigjet thumbave të Ledianës: Gabimi im më i madh në jetë është…

Publikuar

Lediana dhe Mevlani nuk i ndalin thumbimet për njëri-tjetrin.

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba, para pak ditësh ka konfirmuar ndarjen nga Lediana Prenga, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, xhelozia ishte shkaku kryesor i ndarjes, ndërsa tha se Lediana e kishte bllokuar në të gjitha rrjetet sociale dhe nuk iu lajmërua më.

Përmes postimit të fundit, Lediana e thumboi atë, duke shkruar “Zot te lutna na zevendeso shoqerine fake me kesh”.

Ndërsa, si kundërpërgjigje ndaj saj ishte postimi i Mevlanit, i cili shkruan “Gabimi im me i madh ne jete Eshte se jam bere gjithmone Ura e tjerve.Dhe miresine time e kane mar gjithmone per dobsi”.

Se a janë duke aktruar këta dy ish-konkurrentë të “Përputhen”, apo a diçka tjetër mes tyre, mbetet të kuptohet. 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK