Connect with us

Sport

“Më ra të fikët për 15 sekonda”, UEFA hap hetim pas…

Publikuar

Rastet e frikshme në fushën e lojës janë bërë të shpeshta në Kampionatin Europian teksa i fundit ishte ai i mbrojtësit i Francës, Benjamin Pavard në sfidën e djeshme ndaj Gjermanisë.Pas një dueli me mbrojtësit kundërshtar, Robin Gosens, Pavard u shtri në toke teksa mjekët vrapuan menjëherë drejt tij. U deshën disa minuta që mbrojtësi francez të fitonte vetëdijen dhe të inkuadrohej përsëri në fushë.

Por ishte vetë Pavard i cili i habiti të gjithë pas ndeshjes duke deklaruar se kishte humbur vetëdijen për gati 15 sekonda duke pësuar shok total. Për këtë arsye, UEFA ka vendosur të hapë një hetim dhe pjesë e tij janë bërë personat që i konfirmuan Pavard gjendjen që të hynte përsëri në fushën e lojës. Pas rastit të Eriksen, frika është shtuar shumë dhe UEFA po përpiqet që të marrë masa në mënyrë që të minimizojë raste të tilla.

NA NDIQ NË FACEBOOK