Connect with us

Sport

Me një vit vonesë, nis “EURO 2020” – 24 skuadra europiane në kërkim të titullit të 16-të të kampionit

Publikuar

Me një vit vonesë për shkak të pandemisë së COVID-19 pas pak minutash nis Kampionati Europian “EURO 2020”.


24 kombëtare do të konkurrojnë mes njëra tjetrës në gjashtë grupe për trofeun shumë të çmuar të Kampionatin Evropian.

Turqia dhe Italia janë pjesë e grupit A, ndërsa takimi ka filluar nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Stadio Olimpico.

Kampion aktual është Portugalia.

Por vlen të theksohet se Gjermania dhe Spanja janë dy kombëtaret me më së shumti tituj, secila me nga tret ë tillë.

12 qytete u zgjodhën për të pritur 51 ndeshje, me stadiumin Wembley të zgjedhur për të mbajtur gjysmëfinalet dhe finalen e madhe. Dublini dhe Bilbao ishin dy qytetet e përzgjedhura, por u tërhoqën për shkak të masave COVID-19, duke u zëvendësuar me Sevillan, Shën Petersburd dhe Londër.

Kështu, ndeshja e parë që do të ngrejë edhe siparin e Evropianit, do të jetë ajo mes Turqisë dhe Italisë, e cila do të mbahet në stadiumin “Olimpico” të Romës, në orën 21:00.

Më tej, ndeshjet do të vijojnë me nga 3 takime në ditë, deri në 24 qershor, ku do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupeve.

NA NDIQ NË FACEBOOK