SKENA
Më ka marr malli me të…Kujt i dedikon Mevlani këto fjalë?

Mevlan Shaba është një ndër konkurenët më të komentuar të programit Përputhen. Ai gjithashtu është përfolur shumë për trinomin e krijuar mes Ledjanës dhe Antonelës. Nga ky program Mevlani doli çift me Ledjana Prengën por vetëm pak kohë pas ata konfirmuan ndarjen e tyre.
Pas ndarjes dyshja shpesh herë thumbon njëri tjetrin duke publikuar këngë të ndryshme dashurie në storit e tyre në Instagram.
Ditën e sotme Mevlani ka publikuar në storin e tij bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Sabiani një pjesë e cila thotë: Sa shumë më ka marrë malli me të pa”.
Mos edhe këto janë thumba të tjera drejtuar Ledjanës nuk e dimë, mbetet për të parë në vazhdim a do të ketë një bashkim të dyshes apo jo.

















