SKENA
“Me Atdheun nuk jemi më miq”, ish konkurenti zbulon detaje nga…

Andi Artani është një nga ish-konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen”. Kjo për shkak të marrëdhënies së afërt që pati me Jasmina Kadriun, me të cilën doli bashkë nga programi. Por edhe pse takimet e tyre ishin shumë romantike, ata sapo dolën nga programi u ndanë.
Së fundmi, djali nga Kosova ka qenë i ftuar në emisionin “Express Rozë”, ku i janë bërë pyetje të ndryshme.
“Dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkroi Atdheu në një postim. Gjithashtu u vu re se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.














