Connect with us

Kosovë

Mbështetësi i Kurtit: Amerika s’duhet të përzihet në punët e brendshme në Kosovë, reagon Grenell

Publikuar

Ish-i Dërguari Special i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar Admir Mollës, një shqiptar që jeton në New York e me të cilin kryeministri Kurti bisedon për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se mbështetësi kryesor i kryeministrit të Kosvoës në Amerikë, kritikoi dhe ofendoi SHBA-në. Në reahgimin e tij ai i kujton Mollës se taksapaguesit e SHBA-së paguajnë trupat amerikane që qëndrojnë në Kosovë.

Mbështetësi kryesor i Kurtit në SHBA ofendon SHBA-në. Ia kujtoj Admir Mollës se taksapaguesit e SHBA’së paguajnë që trupat amerikane të qëndrojnë në Kosovë”, shkruan Grenell.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ditë më parë ka thënë se SHBA-ja beson që Kosova ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti. Një deklaratë e tillë e Kosnett ka nxitur reagime të shumta, derisa vetë Kurti në kundërpërgjigje, ka insistuar se Kosova s’mund të themelojë Asociacion njëetnik.

E pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Admir Molla, i cili është pjesë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që nga publikimet në rrjete sociale shihet që ka kontakte dhe afërsi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Molla ka udhëzuar Ambasadorin Kosnett që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Amerikanë s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borgjlike? Jo.”, ka shkruar Molla.

Molla thotë se kjo çështje shkon përtej kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Kosnett. Ai thotë se në shoqërinë kosovare ndryshe vlerësohesh nëse e ke emrin Andrew dhe ndryshe nëse e ke Admir.

Këtë reagim, tashmë të shlyer, Molla e kishte bërë pas deklaratës së diplomatit amerikan Konsett, se Kosova e ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

.

Lajme4 minutes ago

Nënshkrimet do t’i nënshtrohen verifikimit/Ilir Ferati deklarohet për zhvillimet e fundit në LDK

Lajme35 minutes ago

Sonte ndizet Haraçina! Shkëndija prezanton “armatën” e sezonit të ri, tifozët thirren në festën kuqezi!

Lajme39 minutes ago

Shabani: Me lot krokodili nuk bëhet politika, VLEN do të korrigjojë padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes

Shqipëri2 hours ago

Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

Lajme3 hours ago

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Retorika për spastrim etnik është e papranueshme dhe çnjerëzore

Lajme3 hours ago

Turqia shënon 10-vjetorin e tentativës së dështuar për grusht shteti! Ulusoy: Sovraniteti i përket kombit

Maqedoni3 hours ago

Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi

Lajme3 hours ago

VLEN: Bekim Sali përfaqësoi vendin mes burrështetasve evropianë në Paris

Kosovë3 hours ago

Zejnulla Gashi sot pranon detyrën e re nga u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj

Lajme4 hours ago

BDI: Në Mbrojtje, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Shqipëri4 hours ago

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Kosovë5 hours ago

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe disa lumenj, kishin zënë dhjetëra peshq

NA NDIQ NË FACEBOOK