Lajme
Marinkovic: ”Presidentja e re e Kosovës ka pikëpamje më radikale se Kryeministri Kurti”

“Vjosa Osmani, studente ei Uashingtonit që u beson demokratëve, dërgon mesazhe të mprehta! Vjosa do të mbështetet në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë një qëndrim të vendosur ndaj Kosovës dhe që besojnë se kompromisi është njohje e ndërsjellë. Do të ketë mbështetjen e disa skifterëve, lobistëve të hapur shqiptarë që mbështesin politikanët shqiptarë në Kosovë përmes politikës autopilot.
Sidoqoftë, numri i demokratëve të vjetër të ngarkuar me borxhe ndaj shqiptarëve po dobësohet dhe të rinjtë po dalin në skenë, të cilët, në përputhje me ndryshimet globale dhe sjelljen e Beogradit, e shohin Serbinë si një lider në rajon dhe një faktor pa stabilitet rajonal.
Anëtari i Parlamentit serb, Vladimir Marinkovic, duke komentuar fortesat e saj përtej Atlantikut për “Novosti” tha:
Presidentja e re e Kosovës ka pikëpamje më radikale sesa Kryeministri dhe udhëheqësi i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, prandaj nuk duhet të jetë befasi që ajo filloi mandatin e saj të dielën me një deklaratë duke thënë se “paqja do të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet” se dialogu është rruga e duhur, por që Serbia duhet “të marrë përgjegjësinë për gjithçka që ka bërë në Kosovë”, dhe se “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë të sillen para drejtësisë”.
Vjosa kritikoi të dy marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, dhe ishte një kundërshtare e ashpër e hyrjes së Prishtinës në projektin “e vogël Shengen” dhe i kërkoi administratës së Biden të rishikojë marrëveshjen mbi Bashkimin e Komunave Serbe, sepse sipas Vjosa Osmanit kjo e bënë Kosovën jofunksionale “, ndërsa një vit më parë ajo tha se ideja e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje për çështjen e Kosovës nuk do të diskutohej, edhe nëse Shtetet e Bashkuara e kërkonin atë”.
Marinkovic thotë se ajo ka kontakte të mira në Uashington, sepse ajo ka një diplomë master dhe një doktoraturë në Shtetet e Bashkuara, si dhe se ajo ka një vlerësim të ndryshëm atje në raport me politikanët shqiptarë nga Kosova, pjesëtarë nga ish-udhëheqësia e UÇK-së:
– Ajo do të përpiqet të ndërtojë një pozicion mbi historitë e vjetra propagandistike, sipas të cilave serbët ishin fajtorë për gjithçka!
Populli shqiptar nuk ka asgjë për të ndryshuar, dhe është i arsimuar dhe pragmatik, dhe unë jam pothuajse i sigurt se nuk do të thotë asgjë kundër asaj që rekomandon administrata amerikane.”
.



















