Connect with us

Lajme

Maqedoni: Pronarët e restoranteve të dasmave kërkojnë protokolle edhe për ambientet brenda lokaleve

Publikuar

më

Mos hartimi i protokolleve për organizimin e dasmave brenda restoranteve ka shkaktuar revoltë te pronarët e objekteve hotelerike të Maqedonisë Perëndimore. Ata ankohen se humbjet e tyre janë të mëdha. 90 për qind e restoranteve nuk kane tarraca dhe sipas tyre rrezikojnë të mos mbijetojnë sezonin. Fitim Tairi, nga Shoqata HUREKA, thotë se as takimet me zyrtarët e as protestat s’kanë dhënë rezultate.

“Kemi bë një vit e gjysmë që luftojmë për të drejtë pune , pra duhet kushte minimale të na ofrohet një protokoll minimal që të kemi të drejtë të fillojmë me punë. Jemi shumë lokale, dhe pjesa dërmuese nuk kanë tarraca, kërkesa jonë konkrete është që sa më shpejtë të bëhet një protokoll për të punuar në ambientet e mbyllura. Takime kemi në gjithnjë por nuk kemi pasur sukses, pra gjithnjë kemi qenë të anashkaluar nga ana e institucioneve”, tha Fitim Tairi, Shoqata e hotelierëve “HUREKA”.

Pronarët e restoranteve të dasmave thonë se, nëse Qeveria vazhdon me këtë heshtje, mijëra punëtorë do lëshohen nga puna.

“Ne apelojmë që të merren masa sa më shpejtë sepse mijëra punëtorë do të mbesin pa punë nëse vazhdon kështu. Nuk kemi kushte neve ndryshe se 90 për qind s`kanë kushte për ambientet e hapura. Apelojmë Qeverinë sa më shpejtë të marrin masa”, deklaroi Naser Havzia, pronar restoranti.

Përndryshe, në Pollog ka më shumë se 70 restorante të dasmave ku kanë të angazhuar mbi 2000 punëtorë të rregullt dhe një numër i konsiderueshëm i punëtorëve sezonal, të cilët rrezikojnë që të largohen nga puna si rezultat i mbylljes së këtyre restoranteve. Muajin e fundit, në pamundësi për organizimin e dasmave në ambiente të mbyllura, shumica e dasmorëve preferojnë që ahengjet e tyre familjare, ti realizojnë në Kosovë dhe Shqipëri./Alsat/

.

Lajme53 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri3 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme4 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni5 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë8 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni10 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK