Connect with us

Shëndetësi

Macet dhe qentë duhet të vaksinohen kundër COVID-19, pasi të jenë vaksinuar njerëzit

Publikuar

Ekspertët thonë se vaksinimi i kafshëve shtëpiake mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së varianteve të reja të COVID-19.

Sir Mark Hendrick i Laburistëve në Britani të Madhet ha se një gjë e tillë është shumë e nevojshme.

“Prioritet është të vaksinohen njerëzit, por më pas duhet t’i vaksinojmë edhe kafshët”, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.

Ndërsa redaktori i revistës Virulence, Kevin Tyler foli për mutacionet që mund të ndodhin.

“Mutacionet mund të kthehen te njerëzit”, tha ai.

Transmetimi i koronavirusit nga kafshët tek njerëzit është i rrallë, korrikun e kaluar një mace doli pozitive në Mbretërinë e Bashkuar ku virusin e mori nga pronari i saj.

Shoqata Britanike e Veterinës u rekomandon pronarëve të lajnë duart pasi të prekin kafshët shtëpiake sepse mund të bartet virusi.

The post Macet dhe qentë duhet të vaksinohen kundër COVID-19, pasi të jenë vaksinuar njerëzit appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK