Connect with us

Shëndetësi

Lul Raka: Kur as COVID-i nuk arriti t’i bëjë bashkë partitë, s’e di se kush do t’i bëjë

Publikuar

Mikrobiologu Lul Raka tha se një lloj vonimi i tejkalimit të COVID-19 në Kosovë është edhe si shkak i situatës politike.

Raka ka thënë në “Ora Shtatë” në Klan Kosova se rënia e Qeverisë Kurti 1 në kohë pandemie ishte humbje e energjisë dhe në rast se spektri politik do të ishte bashkë, nuk do të kishte nevojë për zgjedhje e fushatë dhe do të kishte më pak raste pozitive e raste të vdekjeve.

“Në rast se spektri politik do të ishte bashkë, do të kishte dhënë shembuj të mirë dhe s’do të kishte nevojë që të kishim fushata e zgjedhje që të rrezikojmë atëherë edhe popullata do të ishte më lehtë që t’i respektojnë masat dhe do të kishte më pak raste dhe më pak vdekje. Por, kjo luftë politike në një kohë të ndjeshme nuk e ka pasur vendin aty, prandaj kur as COVID-i nuk ka arritur që t’i bëjë bashkë këto parti, nuk e di se kush do të mund t’i bëjë bashkë”, ka thënë Raka.

Tutje, ai ka folur edhe për periudhën ku ai thoshte se “këto janë dy javët vendimtare”. Ai thotë se kjo ishte si shkas që ta mbajnë popullin me shpresë sepse sipas tij ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19.

“Dy javëshi ishte që ta mbajmë popullin me shpresë sepse ka pasur njerëz që janë frikësuar nga COVID-19 për familjen dhe për vetën e tyre. Tash, një vit më vonë është situatë tjetër sepse të gjithë i dimë masat dhe është shumë e rëndësishme që të vaksinohen nga të gjithë”, është shprehur Raka, njofton Klankosova.tv.

Raka thotë mes tjerash se mesazhi më i rëndësishëm për momentin është që të vaksinohen të gjithë, por që sipas tij, do të ketë njerëz që do ta refuzojnë vaksinimin dhe do të ketë raste sporadike por që do të jenë të menaxhueshme.

Sipas tij, goditja më e rëndë ishte ngurrimi i personelit shëndetësor që të vaksinohet, ndërsa shtoi se gjendja mentale e njerëzve ka ndryshuar pas një viti përballje me virusin korona.

“Gjendja mentale e njerëzve ka ndryshuar, sepse pas një viti përballje me COVID-19 asnjë njëri nuk është më i njëjti si para një viti. Është dëshmuar nga hulumtimet se tek personeli shëndetësor çdo i katërti ka presion të madh sepse askush nuk e kishte pritur që do të zgjasë shumë”, ka thënë Raka, njofton Klankosova.tv.

The post Lul Raka: Kur as COVID-i nuk arriti t’i bëjë bashkë partitë, s’e di se kush do t’i bëjë appeared first on Klan Kosova.

Lajme12 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni1 hour ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK