Shëndetësi
Lindi pesë muaj para kohe, tash feston ditëlindjen e parë

Një foshnje e cila ka lindur pesë muaj para kohe dhe me peshë më pak se një kilogram, i ka fituar shanset për të mbijetuar dhe kështu e ka festuar ditëlindjen e vet të parë, duke u bërë ndër bebet e para në botë e cila e ka sfiduar këtë fenomen të rrallë të mbijetesës së lindjes së parakohshme.
Fëmija i quajtur Richard Scott William Hutchinson, ka lindur 131 ditë para datës së pritshme dhe me peshë vetëm 11.9 gram.
Ai lindi në spitalin e fëmijëve në Minesota në SHBA, pasi nëna e tij Beth Hutchinson kishte pësuar ndërlikime mjekësore gjatë shtatëzanisë që ia imponuan asaj përshpejtimin e lindjes, shkruan CNN, raporton Klankosova.tv.
Në fakt prindërit e tij, Beth dhe Rick ishin paralajmëruar nga mjekët se shanset për të mbijetuar bebja ishin 0%, por pas kësaj mrekullie, foshnja Richard u bë e para si bebja e lindur më para kohe në botë duke u futur kështu në Librin e Rekordeve Botërore të Guinness.
Kur Richard lindi ishte aq i vogël sa që prindërit e tij mund ta mbanin atë në shuplakë të duarve, kanë treguar nga Guinness.
Djali që theu rekordin botëror, festoi ditëlindjen e tij të parë më 5 qershor i rrethuar nga familja dhe tre qentë e tyre.
“Ne jemi ende të befasuar për këtë. Por jemi të lumtur. Ky është një rast i mirë që ne mund të ndajmë historinë e tij për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me lindjet e parakohshme”, janë shprehur prindërit e tij.
The post Lindi pesë muaj para kohe, tash feston ditëlindjen e parë appeared first on Klan Kosova.





















