SKENA
Ledjana sqaron njëherë e mirë arsyen e ndarjes nga Mevlani dhe të vërtetën e këngës së tij

Ledjana Prenga ishte dje e ftuar në emisionin e Ester Bylykut “Glamour Zone” ku ndër të tjera foli për raportin e saj të shumëkomentuar me Mevlan Shabën. Ajo tregoi njëherë e mirë arsyen e ndarjes së tyre. “Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: të këndoi këngën. Ai gjest ishte injorim për mua”, ka theksuar ish-konkurrentja.
Ndërkohë, bukuroshja 23 vjeçare ka sqaruar edhe të vërtetën e këngës që Mevlani pretendonte se ja kishe shkruar ai.
“Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë”, shtoi Ledjana.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse do të rikthehej me Mevlanin, Ledjana u përgjigj shkurt: “Jo nuk kthehem më me të.”
Ish-konkurrentja u përgjigj edhe për martesën e aluduar në Belgjikë. “Ku ka zë nuk është pa gjë! Ështe thënë që je e martuar në Belgjikë ke dhe fëmijë, nuk besoj se njerëzit shpikin kot si qëndron e vërteta?” e pyer moderatorja.
“Jam kurioze për faktin që kanë 5 muaj që e përmendin këtë pjesë, po ku qenka ai burrë që s’po del? Se edhe nën dhe të ishte do ngrihej e të thoshte: Jam burri Ledjanës. Unë jam ai fatlumi ose fatkeqi. Nuk kam qenë asnjëherë e fejuar ose e martuar në Belgjikë”, tha Ledjana.















