Connect with us

Lajme

Le Pen: Serbia s’ka interes të integrohet në BE

Publikuar

më

Politikanja franceze Marine Le Pen, kryetarja e partisë së krahut të djathtë nacionalist dhe një nga kundërshtarët kryesorë të preisdentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka thënë se Serbia nuk ka interes të integrohet në Bashkimin Evropian.

Ajo vuri në dukje se ideologjia islamike dhe ekstremizmi imponojnë regjimin totalitar teokratik përmes presionit, kërcënimeve dhe shantazheve, në të cilat individët dhe popujt do t’i nënshtroheshin rregullave të rendit të ri fetar.

Le Pen kujtoi se partia e saj po lufton kundër sistemit politik të BE-së, i cili sipas saj është “i orientuar politikisht drejt SHBA-së” dhe vlerësoi se “duke pasur parasysh ekseset totalitare në funksionimin e unionit, Serbia nuk ka interes të integrohet”.

“Ky sistem i BE-së injoron sovranitetin kombëtar dhe zbaton një politikë shantazhi dhe kërcënimesh. Kundër Hungarisë dhe Polonisë, për shembull, dhe vetëm sepse këto dy vende me të drejtë kanë refuzuar t’u imponojnë kuota migrantësh. Parimi i zgjerimit është në të vërtetë një proces i transferimit të sovranitetit dhe hollim i identitetit kombëtar”, tha Le Pen.

Marin Le Pen i vlerësoi sanksionet e BE-së të vendosura kundër Rusisë si “arbitraritet, kundër-drejtim historik dhe gabim gjeopolitik”.“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë thelbësore për zbutjen e krizave ndërkombëtare dhe luftimin e fondamentalizmit islamik, dhe Rusia është gjithashtu një partner i rëndësishëm tregtar. Dëshira për ta përjashtuar Rusinë nga dialogu midis kombeve do të thellojë krizat ndërkombëtare dhe ngërçet gjeopolitike dhe ekonomike”, tha ajo.

.

Shqipëri2 minutes ago

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

Lajme27 minutes ago

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë

Maqedoni2 hours ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri2 hours ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme3 hours ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme3 hours ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme3 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme4 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni4 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme4 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri4 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme5 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

NA NDIQ NË FACEBOOK