Connect with us

Lajme

Lajçak: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në një “periudhë të errët”

Publikuar

Nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky konstatim është bërë gjatë panelit “Pamja e përbashkët e fqinjëve: E ardhmja e Evropës”, që është mbajtur gjatë samitit treditësh në Antalia të Turqisë. Miroslav Lajcak, përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, tha se Evropa është partneri më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor dhe se ofron mbështetje të rëndësishme për rajonin në tregti dhe investime.

Duke nënvizuar se që nga Samiti i Selanikut 2003, ku BE paraqiti mundësinë e anëtarësimit të plotë në vendet e rajonit për herë të parë, dy vendet kanë ngecur në procesin e negociatave.

Meqenëse BE duhet të merret me një krizë ekonomike, krizë refugjatësh dhe pandemi të koronavirusit, çështja e anëtarësimit në BE mbetet në prapavijë dhe procesi është në një ‘periudhë të mjegullt’, tha ai.

Duke nënvizuar se BE pret një sinjal të fortë nga vendet në rajon, ai tha se BE duhet të sigurohet që çdo anëtar i ri që do të bashkohet me bashkimin do të jetë funksional.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj.

Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së çdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standardesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e radhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështetje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Për tre ditë radhazi, në Turqi u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës.

.

Maqedoni46 minutes ago

Mexhiti: Shkollat fillore në Çair pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja

Maqedoni47 minutes ago

Sulmohet fizikisht një person me probleme shëndetësore në Tetovë

Maqedoni47 minutes ago

Më pak nxënës të klasave të para, sepse ka më pak të porsalindur, çdo vit lindin 8 mijë foshnja më pak se në periudhën para pandemisë

OP / ED48 minutes ago

Pse po i “kruhet” Mickoskit pikërisht në Butel, aty ku tensionet për gjuhën shqipe janë në kulm?

Maqedoni1 hour ago

5 persona arrestohen për sulmin me thikë në Çair, një fëmijë po lufton për jetën

Kosovë1 hour ago

Protesta e kryetarëve të komunave, Haradinaj: Boll është boll, regjimi i Kurtit s’u la rrugë tjetër përpos rrugën

Kosovë1 hour ago

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Lajme2 hours ago

Ibrahimi: Distancimi i Ostrenit nga Ahmeti nuk e shfajëson atë nga përgjegjësia politike

Kosovë2 hours ago

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Lajme2 hours ago

Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit

Lajme3 hours ago

Mickoski: Në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe

Lajme3 hours ago

Kryetari i Butelit për nxënësit e “Penko-s”: Fëmijët që kanë motër ose vëlla në shkollë do të mund të regjistrohen

NA NDIQ NË FACEBOOK