Connect with us

SKENA

Ky detaj i nxori zbuluar Olën dhe Jasminën

Published

on

Ola dhe Jasmina duket se janë prishur sërish.

Dy ish-konkurrentet e “Përputhen” muaj më parë kanë qenë shumë të komentuara për shkak të një zënke që kishin, shkruan lajmi.net.

Kur Ola erdhi në emision, tregoi se njihej me Jasminën, por se nuk flasin mes vete ngase kishin prishur raportet për një arsye që nuk deshën ta bëjnë publike.

Por, para se të largoheshin nga emisioni, dyshja treguan se tashmë kanë lënë pas çdo mosmarrëveshje që kishin.

Megjithatë, “paqja” e tyre duket se ishte jetëshkurtër, ngase një detaj që është vërejtur nga fansat, tregon se ato janë ndarë.