Connect with us

Lajme

Kuvendi votoi shkarkimin e Ilir Metës, por fjala e fundit i mbetet Gjykatës Kushtetuese, ja çfarë parashikohet në ligj

Publikuar

më

Mesditën e së mërkurës Kuvendi votoi për shkarkimin nga detyra të Presidentit të vendit, por që Ilir Meta të largohet nga posti më i lartë shtetëror fjala e fundit i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Në disa nene të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikohen procedurat për shkarkimin nga detyra të Presidentit.

Konkretisht ne nenin 61 të këtij ligji parashikohet se për deklarimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me vendimin e Kuvendit, që ka votuar shkarkimin nga detyra. Sipas ligjit vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë përshkrim të argumentuar të shkeljes së rëndë të Kushtetutës ose të krimit të rëndë, si dhe të shoqërohet me provat përkatëse.

Kushtetuesja ka detyrimin që këtë vendim dhe provat t’ia vërë në dispozicion Ilir Metës, i cili gëzon të drejtën të japë me shkrim argumentat që ai i çmon të nevojshme. Bazuar në nenin 62 të ligjit, me shumicën e anëtarëve të saj vendos kalimin e çështjes në seancë publike. Në këtë seancë ftohet të marrë pjesë Presidenti, i cili mund të përfaqësohet nga një avokat.

Sipas ligjit mungesa e Kreut të Shtetit apo avokatit të tij pa arsye nuk përbën pengesë për zhvillimin e gjykimit. Pasi shqyrton çështjen dhe arrin përfundimin se Presidenti ka shkelur kushtetutën, gjyqtarët kushtetues deklarojnë shkarkimin e tij nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi ditën e shpalljes.

Gjyqtarët kushtetues e shfuqizojnë vendimin e Kuvendit, nëse nuk arrijnë në përfundimin se ai ka shkelur aktin themeltar të Shtetit. Në rastet kur çështja është në gjykim, dorëheqja e kreut të shtetit nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes.

Po sa afat ka Kushtetuesja për të shqyrtuar këtë vendim të Kuvendit? Neni 47 i ligjit parashikon afatet për shqyrtimin e çështjes. Referuar këtij shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës. Në momentin që çështja shqyrtohet në seancë plenare Kushtetuesja e shpall të arsyetuar vendimin përfundimtar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës.

.

Maqedoni38 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri1 hour ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK