Connect with us

Lajme

Kurti: Me Vuçiqin do takohem për kapitull të ri të dialogut, jo për dialogun e vjetër

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit që ka pasur me presidenten Osmani në kuadër të konsultave për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kurti para medieve ka thënë se sa më parë që të caktohen zgjedhjet, do të jetë më mirë.

Në këtë kuadër, ai ka thënë se pritet që zgjedhjet të mbahen në tetor.

“Për ne sa më herët aq më mirë, por gjithçka tregon se tetori do të jetë muaji i zgjedhjeve të reja lokale”, tha Kurti.

Kryeministri u pyet edhe për kandidatin e partisë së tij për të parin e Prishtinës.

“Këshilli i Qendrës së VV-së në Prishtinë e përcakton këtë. Do të ketë proces të brendshëm në përputhje me statutin dhe me siguri që do ta kemi emrin që i duhet kryeqytetit”, tha ai.

Kurti në këtë paraqitje para medieve foli edhe për procesin e dialogut. Tha se takimi me Vuçiqin s’do jetë në kuadër të vazhdimit të procesit të deritanishëm, por siç tha ai për dialog të ri.

“Kam takuar dy prej tre kryetarëve të opozitës. Do ta kemi edhe një diskutim në Kuvend për gjendjen e deritanishme të dialogut të kaluar sepse duhet të shohim se ku ndodhemi në marrëveshjet e dikurshme dhe zbatimin e tyre. Takimi në Bruksel, nuk është takim i vazhdimit të dialogut. Është takim i parë në të cilën për herë të parë do ta kem presidentin e Serbisë të cilin s’e kam takuar asnjëherë në jetë, nëse përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e vitit 2020 në Mynih të Gjermanisë. Ky është takim i parë dhe aty mund të shohim se çka mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, tha Kurti.

.

Lajme1 second ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme4 minutes ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni44 minutes ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme45 minutes ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri1 hour ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme1 hour ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme2 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme3 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Maqedoni3 hours ago

Dyshime për operacione të panevojshme në spitalet private: Nëntë nga 13 ndërhyrje rezultuan të pajustifikuara

Maqedoni3 hours ago

Kuvendi pritet të mbajë seancë urgjente për dhunën ndaj grave dhe femicidin

Maqedoni3 hours ago

Maqedonia ngec në rrugën drejt BE-së: Vetëm 3,8 pikë përparim në gjashtë vjet, Shqipëria dhe Mali i Zi ecin me hapa të shpejtë

Shqipëri3 hours ago

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

NA NDIQ NË FACEBOOK