Connect with us

Kosovë

Kurti: Kemi filluar më përgatitjen e padisë kundër Serbisë

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media pas takimit bilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian (BE) tha se janë duke punuar në përgatitjen e padisë kundër Serbisë.

Kurti po ashtu tha se kanë kërkuar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë, për të cilën tha se do t’i marr kohë.

“Kemi filluar me padinë ndaj Serbisë. Kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë që të na ndihmojnë për ta bërë gati padinë. Do të marr kohë përgatitja e kësaj padie”.

Ai po ashtu tha se në dialogun me Serbinë janë duke i trajtuar çështjet në thelb të saj.

Kurti tha se dialogu nuk do të jetë i lehtë por siç u shpreh ai nuk është pesimist për këtë dialog.

“Kam shpresë se nëse i diskutojmë qysh në fillim sinqerisht dhe seriozisht çështjet kryesore me siguri që nuk ka vend për skepticizëm. A do të jetë vështirë sigurisht që do të jetë, nuk jam pesimist, pasi po i trajtomë gjërat qysh në thelbin e tyre. Serbia nuk e pranon Kosovën dhe Kosova nuk e pranon Serbinë dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë”, ka thënë ai.

.

Shqipëri58 minutes ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri3 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme4 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri5 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK