Connect with us

Religjion

“Kur e di Zoti, le ta dinë edhe njerëzit…”

Publikuar

Në popullin tonë ekziston një thënie “kur e di Zoti, le ta dinë edhe njerëzit “. Megjithatë, asnjëherë nuk duhet të tregojmë mëkatet tona dhe të flasim për to sado të mëdha qofshin.

Nëse shejtani në një moment të jetës të ka gjetur të dobët dhe të ka mashtruar duke të çuar të bësh gjunah, ti pendohu dhe askujt mos i fol për të.

Mos u mburr me mëkatet sepse njerëzit i zbulojnë pa hezitim të metat e  tjerëve, ndërsa Allahu i Madhërishëm i fsheh dhe i fal mëkatet.

Shenjë e pendimit të sinqertë të njeriut është se nuk i kthehet mëkatit dhe nuk flet për të, duke shpresuar  në faljen e Allahut.  Kur Zoti  fal mëkatet,  i fshin edhe nga libri i veprave të këqija.

Përktheu: A. D. Islampress

NA NDIQ NË FACEBOOK