Connect with us

Bota

Kriza me opioide në SHBA detyron “Johnson & Johnson” t’ia paguajë 230 milionë dollarë New York-ut

Publikuar

Kompania farmaceutike “Johnson & Johnson”, ka rënë dakord të paguajnë deri në 230 milionë dollarë për nëntë vjetët e ardhshëm shtetit të New York-ut për të zgjidhur pretendimet se kjo kompani ndihmoi për të ushqyer epideminë e opioideve të Amerikës.

Megjithëse kompania tha se nuk ka shitur opioide që nga viti i kaluar, ajo gjithashtu zyrtarisht ra dakord të dilte nga biznesin e opiodive në të gjithë vendin.

Marrëveshja do të thotë se “Johnson & Johnson” nuk është më i pandehur në një gjyq të planifikuar e cila do të fillonte në New York të martën.

Kompania akoma përballet me procese gjyqësore në shtetet e tjera.

Opioidet janë substanca që veprojnë në receptorët opioidë për të prodhuar efekte të ngjashme me morfinën. Nga ana mjekësore ato përdoren kryesisht për lehtësimin e dhimbjeve, përfshirë anestezinë.

Në vitin 2019, vetëm në SHBA, kanë vdekur rreth 48 mijë persona nga mbidoza e opiodive, kjo sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

The post Kriza me opioide në SHBA detyron “Johnson & Johnson” t’ia paguajë 230 milionë dollarë New York-ut appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK