Connect with us

Lajme

Kosova i “pret rrugën” ministres serbe, reagon Beogradi

Publikuar

Autoritetet e Prishtinës mbrëmë ndaluan ministren serbe të Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisiç-Tepavçeviç që tëhyjë në Kosovë si profesore në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë, megjithëse njoftimi u dërgua në kohë dhe në përputhje me të gjitha procedurat., tha drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

Si pjesë e aktiviteteve të tij të rregullta, Kisiç-Tepavçeviç duhej të merrte në provim studentët e vitit të tretë sot dhe nesër në Departamentin e Epidemiologjisë.

Ajo njoftoi ardhjen e saj në Kosovë si profesore, jo si ministre, thuhej në deklaratë.

“Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë, pa ndonjë shpjegim ose arsye, përmes oficerit të ndërlidhjes së Prishtinës, refuzuan të lejojë Kisiç-Tepavçeviç. Ky është ndalim brutal për të shkuar në punë”, tha Petkoviç.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK