SKENA
Konkurentës së Përputhen tentuan ti futen në dhomë në 4 të mëngjesit

Shqipe Hysenaj është një nga konkurentet e Përputhen më të komentuara. Së fundi ajo është angazhuar edhe me programe të tjera të zhvilluara në TCH. Ditën e sotme ajo ndodhet në Gramsh së bashku me disa moderator dhe këngëtarë.
Por gjatë natës Shqipja na bëri me dije se i ka ndodhur një e papriur. Dikush ka tentuar ti hyjë në dhomë në orën 4 të mëngjesit.
Në një postim që ka bërë ajo shprehet se do të happen kamerat për të parë se cili është bandilli që ka tentuar të futet. Nga e gjithe kjo situatë ajo nuk dukej fare e trembur. Do të jetë kjo një shaka e Shqipes si gjithmonë apo një e vërtetë, shkruan CNA.al.

















