Connect with us

Lajme

Këlliçi e pranon/ PD nuk ishte…

Publikuar

më

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur mbrëmjen e sotme për analizën e brendshme të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Këlliçi tha se analiza e brendshme në PD është një proces jetik për të, ndërsa pretendon se do ta ndihmojë partinë të bëhet më e fortë dhe më e organizuar.

Ai ka pranuar se PD nuk ishte perfekte gjatë fushatës, teksa deklaroi se tashmë duhen vendosur pikat mbi “i” përsa i përket problematikave dhe gjërave që duhen bërë më mirë.

“Është proces jetik, sidomos edhe në këtë fazë në të cilën jemi ne pas 8 viteve opozitë, një opozite shumë të fortë, një opozite ku më së shumti lojtarë dhe aktorë kryesorë kanë qenë demokratët e thjeshtë në të gjithë Shqipërinë dhe sigurisht kanë qenë ata të parët që kanë rënë pre e të gjithë padrejtësive gjatë këtyre 8 viteve.

Është një moment që të gjithë duhet të ndajmë mendjen që sigurisht ka patur masakër zgjedhore, këtë e faktojnë drejtuesit politikë. Të gjithë aktorët e terrenit, të gjithë kandidatët për deputetë. Mbi të gjitha askush nuk ka pretenduar deri tani, unë i pari, që gjithçka ka shkuar perfekt gjatë fushatës, edhe nga ana e organizimit, edhe nga ana e teknikave të ndryshme të fushatbërjes së PD-së, puna në terren dhe të gjitha të kombinuara.

Pra, është një proces në gjykimin tim jetik, që i duhet më së shumti organizimit të brendshëm të PD-së, dhe është një proces nga i cili ne duhet të dalim më të fortë në mënyrë të padiskutueshme, por duhet të vendosim pikat mbi “i” përsa i përket të gjitha problematikave që kemi hasur në fushatë dhe atyre gjërave që duhet t’i bëjmë më mirë”, theksoi demokrati./ CNA.al

Lajme27 seconds ago

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë

Maqedoni2 hours ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri2 hours ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme3 hours ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme3 hours ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme3 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme3 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni4 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme4 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri4 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme4 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme5 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

NA NDIQ NË FACEBOOK