Connect with us

Lajme

Karnavalet e Korçës hapin sezonin turistik

Publikuar

më

Prej disa ditësh në qytetin e serenatave kanë filluar përgatitjet për festën e Karnavaleve. Në shumë ambiente apo sheshe të qytetit ka ditë që ndjehet atmosfera e kësaj feste që kulmin e saj do ta ketë sot në mbrëmje në orën 18:30.

Festa e Karnavaleve të Korçës do të çelë zyrtarisht edhe sezonin turistik për këtë vit, ku ky qytet tashmë është shndërruar në destinacionin e preferuar të vizitorëve vendas dhe të huaj, kjo për shkak dhe të investimeve të kryera gjatë viteve të fundit.

Të gjitha grupet të veshura me kostume të ndryshme do të parakalojnë në një paradë të përbashkët në bulevardin “Republika”, e cila do të vijojë më pas në zonën e “Pazarit të vjetër” ku do të organizohet edhe një festë e madhe.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore, Blerta Belliu shprehet se “vitin që shkoi për shkak të pandemisë organizuam një festë minimaliste, kurse këtë vit do t’i rikthehemi sërish traditës së kësaj feste simbol të qytetit të Korçës. Këtë vit gjithashtu do të kemi 26 grupe përbërës të kësaj feste. Do të kemi edhe grupe të ftuar nga jashtë qyteti si p.sh., dy grupe nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, grupi nga qyteti i Durrësit. Por ka edhe qytetarë të thjeshtë që kanë vite që i bashkohen festës tonë me maskat e tyre personale që i ruajnë prej vitesh”.

Kostumet e përcaktuara për këtë festë janë të larmishme dhe këtë vit do të ketë maska dhe kostume të reja që bëhen pjesë e festës për herë të parë.

Interesi i kësaj feste traditë të qytetit është shumë i madh, pasi çdo vit është vizituar nga shumë vizitorë vendas dhe turistë të huaj.

Parada e fillimit të Karnavaleve ka filluar që në orën 10:30 të paradites së sotme, për të kulmuar me festën e pasdites.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para vitit 1940, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Kjo festë u ndërpre rreth viteve ’60 të shekullit të kaluar, për të rinisur pas viteve 90./atsh/

.

Maqedoni2 minutes ago

Banesa me 20 për qind ulje për çiftet e reja – në Aerodrom një metër katror mund të kushtojë 954 euro!

Shqipëri7 minutes ago

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

Lajme39 minutes ago

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajme41 minutes ago

Hodai alarmon: Jepen diploma pa dije, pa u paraqitur studentët asnjë ditë të vetme në fakultet

Lajme1 hour ago

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Maqedoni2 hours ago

Lloga akuzon VMRO-në dhe VLEN-in për pengimin e fëmijëve shqiptarë që të festojnë me veshje kombëtare

Shqipëri3 hours ago

Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Lajme3 hours ago

Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend vetëm 4 herë gjatë vitit, por mbi 25 mijë euro pagë vjetore!

Maqedoni3 hours ago

Kuvend me rekorde të turpshme: Ahmeti dhe Thaçi vetëm në 4 seanca, 6.322 euro për çdo paraqitje!

Kosovë3 hours ago

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kosovë4 hours ago

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Tronditëse në Shkup: Të rritur dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur nga shtëpia e kujdesit!

NA NDIQ NË FACEBOOK