Connect with us

Lajme

Kapen 300 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit

Publikuar

Një kamion me 300 kilogram kokainë të fshehur është kapur në Portin e Durrësit, i cili kishte për t’u nisur drejt Napolit të Italisë.

Mjeti ishte i ngarkuar me hekur nga një kompani e huaj dhe sipas burimeve të policisë ishte nisur që nga Belgjika drejt Serbisë, nga aty në Maqedoninë e Veriut dhe më pas nëpërmjet Portit të Durrësit do të kalonte për në Napoli.

Një burim nga policia tha për Tv Klan se autoritetet nuk kishin asnjë informacion paraprak nga partnerët ndërkombëtarë për kokainën e fshehur në këtë kamion, siç ka ndodhur në raste të tjera. Dyshimet u krijuan aty për aty nga efektivët e Task-Forcës që e kaluan për një kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje kamionin me targa të Maqedonisë së Veriut.

Dyshimet rezultuan të drejta dhe në serbatorin e mjetit u gjetën të fshehura dhjetëra pako të mbushura me kokainë. Pakot ishin të stampuara me logo të markave të njohura të parfumeve. Dyshohet se ngarkesa për çdo logo i përkiste një grupi kriminal që ishte në pritje të dërgesës me kokainë në Napoli, megjithatë hetimet sapo kanë nisur.

Drejtuesi i mjetit është një 40-vjeçar nga Struga me kombësi shqiptare, i quajtur Nazif Ajroski. Ai tha se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës dhe se kamionin e kishte marrë në Maqedoninë e Veriut për të transportuar hekur. Të enjten në mëngjes kishte mbërritur në Durrës, ndërsa të premten në mbrëmje duhet të ishte në Itali./Tv Klan/

 

.

Shqipëri28 minutes ago

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

Lajme1 hour ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri6 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme7 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri8 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë9 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme9 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

NA NDIQ NË FACEBOOK