Connect with us

Religjion

..Kanë sy që me ta nuk shohin dhe kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë…

Published

on

“Ne kemi destinuar për xhehennem shumë nga xhinët e njerëzit, sepse ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, kanë sy që me ta nuk shohin dhe kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë! Ata janë si bagëti, bile edhe më të humbur; të tillët janë ata të shkujdesurit.” (El-A’raf, 179)

Ata janë sikur “bagëti”, do të thotë në formë të jashtme, hanë, pinë dhe dëfrehen pa kufi me pasionet e tyre. Mirëpo, kafsha e di “rrugën e vet”.

Ajo e vepron vetëm atë nga e cila përfiton dhe nuk e dëmton veten. Për dallim nga njeriu, i cili u krijua për një qëllim shumë të lartë dhe fisnik, që ta njoh Zotin dhe ta adhurojë vetëm Atë, ai përsëri vazhdon ta injorojë prezencën e Tij dhe të mos respektojë kufitë e caktuar nga kujdesi hyjnor.

Me insistimin dhe modelin e tij, njeriu vazhdon në zullum, qufër dhe shirk! Ja, kështu pra, kur njeriu është në rrugë të mbarë, njeh Krijuesin e vet dhe i bindet Atij, është më i mirë se një melaiqe. Ndërsa, e kundërta e kësaj, e poshtron njeriun dhe ia ulë vlerat atij më shumë sesa mund të ketë një kafshë e rëndomtë.

Mehas Alija

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com