Connect with us

Bota

Kamberi: BE duhet ta detyrojë Serbinë ose t’ia vendosë kusht njohjen e mizorive për t’u anëtarësuar

Published

on

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi bashkë me deputetë tjerë të grupit opozitar në procedurë parlamentare kanë dorëzuar në Kuvendin e Serbisë një rezolutë përmes së cilës kërkohet që Serbia t’i njohë zyrtarisht mizorit dhe gjenocidet e kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Veç kërkesës për ta njohur gjenocidin dhe dënuar atë, kemi kërkuar që ta ndërpresë procedurën e mohimit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe të ndërpresë çfarëdolloj glorifikimi të keqbërësve të luftës, sidomos atyre që janë dënuar me vendime të Tribunalit të Hagës”.

Kamberi thotë se marrë parasysh përbërjen e Parlamentit të Serbisë ku 243 nga 250 deputetë janë të shumicës parlamentare, gjasat janë të pakta që rezoluta të kalojë.

“Nuk presim që do të ketë përkrahje nëse s’ka trysni nga bashkësia ndërkombëtare. Si grup parlamentar opozitar ne kemi vendosur që në këto momente kur u dha edhe verdikti final për keqbërësin e Bosnjës të nisim procedurën”.

Kamberi tha se në Serbi keqbërësi që dje u ridënua përjetësisht në burg, Ratko Mlladiq, po portretizohet si hero në shtypin e kontrolluar nga presidenti Vuçiq.

Deputeti shqiptar po vlerëson se s’ka asnjë lëvizje pozitive të Serbisë drejt pranimit të gjenocidit në shtetet ku u kreu.

“BE duhet ta detyrojë Serbinë ose t’ia vendosë kusht njohjen e mizorive për t’u anëtarësuar”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK