Connect with us

Lajme

Jep dorëheqje gjyqtarja nga Shqipëria që publikoi video në “Tik Tok”

Published

on

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, fillimisht është pezulluar nga detyra deri në përfundim të procesit të hetimeve, por ajo ka paraqitur dorëheqjen nga kjo detyrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shqyrtuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për të pezulluar nga detyra atë pas videove të publikuara në “Tik Tok”, raporton Top Channel, përcjell Klankosova.tv

Kapedani tha se ndonjëherë ka bërë video që i përkasin jetës së saj personale, por kurrsesi me qëllim për t’i publikuar ato në rrjete sociale, duke shtuar se shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë faqe të tyre personale në rrjete si ‘Tik Tok’, ‘Instagram’  e ‘Facebook’.

“Do ta nis me një ndjesë të thellë publike duke shpresuar që zëri im të dëgjohet. Kam pritur gjatë që të thërritem e të dal para jush për një çështje si ajo e vendimit që më përndjek. Kam mbyllur me rezultate të larta magjistraturën, e dyta në vend. Përballë jush keni një gjyqtare që gjithë jetën ka studiuar dhe ka dalë ekselente. Është sfidë me vete ngarkesa, respektoj afatet e gjykimeve, përmbush me përpikëri detyrën. Ndonjëherë ka ndodhur që të kem bërë video që i përkasin jetës sime personale, por kurrsesi me qëllim për ti publikuar. Pres prej jush gjykim të paanshëm dhe profesionalë. Dua të ngre ca pyetje: a keni rezultat mbi punën e  gjyqtares Enkeledia Kapedani? Si gjykoi unë, sa zgjat vendimmarrja ime? Kujt i interesonte nga bota e krimit kjo situatë? Ato video janë tërësisht private dhe kurrsesi për tu publikuar. Shumica e gjyqtareve dhe prokurorëve kanë tik tok, facebook, instagram, pse po shigjetohem unë, kë kam prekur unë në kallo? Ato video janë tërësisht private, ju lutem zbardheni të vërtetën. Jam gjyqtare profesioniste, nuk çedoj. Gjithmonë kam besuar në drejtësinë ligjore dhe jam e bindur që do të provohet, jam e bindur që në këtë situatë u bëra kokë turku. Mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e krimit te ndikojnë tek vendimi juaj, mos sakrifikohem për qëllime  të tjera. Ndërkohë, paraqes dorëheqjen nga detyra e zv.kryetares”, është shprehur Kapedani.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator të vitit 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.

 

 

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com