Shëndetësi
Japonia hedh 7 mijë vaksina anti COVID-19, nuk i ruajti mirë
Mbi shtatë mijë doza të vaksinës COVID-19 janë hedhur në Japoni për shkak që nuk janë ruajtur në kushtet e duhura.
Dozat e vaksinës “Pfizer” janë dashur të largohen nga përdorimi për shkak që disa kanë skaduar si pasojë e temperaturës së dhomës dhe disa janë holluar, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Spitali Kombëtar “Omuta” në prefekturën jugperëndimore të Fukuokës kërkoi falje me një deklaratë, duke thënë “Ne pendohemi jashtëzakonisht shumë që kemi për të hedhur vaksinën e çmuar për shkak të keqmenaxhimit tonë, kur shumë banorë lokalë dëshirojnë të vaksinohen”.
Më pak se 50 ditë para fillimit të planifikuar të Olimpiadës së Tokios, Japonia ka vaksinuar rreth 9% të popullatës të saj me dozën e parë.
Kryeqyteti Tokio është nën gjendje të jashtëzakonshme nga COVID-19 së bashku me tetë rajone të tjera, ndërsa Qeveria lufton për të vënë nën kontroll valën e katërt.
The post Japonia hedh 7 mijë vaksina anti COVID-19, nuk i ruajti mirë appeared first on Klan Kosova.