Connect with us

Shëndetësi

Ja pse duhet të konsumoni avokado

Publikuar

Avokado gjithnjë e më shumë po bëhet ushqimi më i popullarizuar për njerëzit vitet e fundit.

Fruti i gjelbër është ndër ushqimet më të preferuara në kuzhinat në të gjithë botën, thotë ekspertja  e ushqimit Lisa Drayer për CNN, transmeton Klankosova.tv

“Avokadot ofrojnë një larmi përfitimesh shëndetësore dhe janë një përbërës i gjithanshëm kur gatuani”, thotë Lisa Drayer.

Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i yndyrës, ato janë plot me vlera ushqyes dhe mund të jenë një pjesë e dobishme e një diete të ekuilibruar.

Ky frut ndihmon në rregullimin e funksionit nervor, si dhe janë të mbushura me yndyra.

“Kur keni shumë kolesterol LDL, ai ngurtësohet përgjatë skajeve të arterieve tuaja dhe i ngushton ato, sipas Klinikës Mayo.

Gjithashtu avokado zvogëlon rrjedhën e gjakut nëpër arteriet, të cilat mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut dhe komplikime të tjera mjekësore.

Avokadot janë të pasura gjithashtu edhe me folate.

Folati është një vitaminë B që është e rëndësishme për funksionimin e duhur të trurit dhe shtatzënitë e shëndetshme, tha Drayer.

Folati mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes, veçanërisht ato që prekin trurin dhe shpinë të një fëmije, gjatë javëve të para të shtatzënisë, sipas CDC, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

The post Ja pse duhet të konsumoni avokado appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK