Bota
Ishte nisur nga Ekuadori/ Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në një kontejner në Itali, destinacioni final ishte…

Është sekuestruar në Itali mbi 1 ton kokainë në një kontejner. Mësohet se kontejneri ishte nisur nga Ekuadori.
Sasia rekord e drogës u gjet e fshehur brenda një kontenieri me banane në portin e Gioia Tauro. Kontenieri ishte nisur nga Ekuadori dhe destinacioni final, sipas mediave italiane, ishte Turqia.
Në total u sekuestrua 1,126 kg kokainë e pastër. Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër raporton Ansa dhe trafikantët mund të siguronin nga shitja e saj rreth 225 milionë euro.






















