SKENA
Ish konkurentja flet për Melvanin, thotë se…

Aristela Leka ka sqaruar thashethemet që thonë se pas daljes nga programi ka patur një lidhje dashurie me Mevlanin.
E ftuar në emisionin Abc e pasdites, Aristela është shprehur se ka patur një pëlqim të vërtetë për Mevlanin por mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa shoqëri. Ajo sqaron se me Mevlanin është takuar disa herë në koncertet e tij por mes tyre ka vetëm një raport shoqëror.
“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim, por jo nuk ka. Dhe ata që na njohin nga afër të gjithë e dinë e stërdinë, nuk e di kush i nxjerr këto llafe. Realisht përveç një marrëdhenie shumë të mirë shoqërore s’kemi asgjë. Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte”, u shpreh Aristela./ CNA.al















