Shëndetësi
India porosit 300 milionë doza të vaksinave ndaj koronavirusit

India ka porositur 300 milionë doza të një vaksine të paaprovuar të koronavirusit mes një vale shkatërruese të dytë të virusit.
Vaksina ende e pa emëruar nga kompania biologjike Indiane E është në fazën e 3 të testimit dhe ka treguar “rezultate premtuese” në dy fazat e para , kështu tha qeveria federale në një komunikatë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kostoja e parë e vaksinave ka kushtuar 206 milionë gjersa pagesa është bërë ende pritet aprovim.
India ka administruar më shumë se 220 milionë vaksina deri më tani megjithëse e 1.4 miliardë banorë të këtij vendi kane mundur ta marrin vaksinën. Më pak se 10% e vendit ka marrë të paktën një dozë të vaksinimit, kryesisht për shkak të mungesës së tyre.
Megjithëse numrat e rasteve me COVID-19 kanë rënë, Indisë po i shtohen 100,000 raste në ditë.Në këtë vend janë regjistruar më shumë se 340,000 vdekje nga virusi deri më tani, por ekspertët thonë se numri është jashtëzakonisht i nënvlerësuar, transmeton Klankosova.tv.
The post India porosit 300 milionë doza të vaksinave ndaj koronavirusit appeared first on Klan Kosova.





















