Connect with us

Lajme

Hyrja e Ushtrisë ruse në Aeroportin e Prishtinës, Hoxhaj: Ka pasur paramilitarë rusë që kanë qenë pjesë e Ushtrisë serbe në Kosovë

Published

on

Hyrja e Armatës ruse në Aeroportin e Prishtinës, një ditë pas kapitullimit të Sllobodan Millosheviqit, lehtë ka mundur të shndërrohet në një luftë të re botërore.

Konfuzionin e këtij operacioni e kishte bërë më të madh edhe deklarata e atëhershme e ministrit të Jashtëm rus, Igor Ivanov i cili kishte thënë se ka kërkuar nga batalionet e ushtrisë rusë që të ktheheshin prapa.

“Ju kujtohet se ne Kosovë, edhe kur ushtria ruse ishte e shumë dobët, sërish ata dërguan dy batalione ne Kosove, dhe njëri mori kontrollin e Aeroportin e Prishtinës. Kjo tregon se ata e kanë historikisht, tradicionalisht te besuar ushtrinë me shume se çdo gjë tjetër, dhe natyrisht edhe shërbimin e inkorporuar brenda forcave te armatosura”, thotë në dokumentarin “VIRUSSIA” këshilltari për siguri i presidentit të Shqipërisë, Ilir Kulla.

Ndërsa, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj thotë se vazhdimisht ka pasur bashkëpunim të formacioneve paramilitare ruse me Ushtrinë serbe.

“Ka pasur një histori të gjatë të bashkëpunimit të formacioneve paramilitare, paraushtarake ruse fillimisht në raport me Kosovën. Ka pasur rusë që kanë qenë pjesë e ushtrisë serbe në Kosovë, por edhe në Bosnje e Hercegovinë”, shprehet Hoxhaj.

Për ish-zëvendëskryeministrin serb, Zharko Koraq nuk është e vërtet që Rusia e ka ndihmuar Serbinë.

“Kështu që është shumë naive dhe historikisht e pasaktë teza se Rusia, gjithnjë ka ndihmuar. Nuk është e vërtetë. Ajo vetëm ka ndihmuar interesat e saj, që nganjëherë janë përputhur dhe nganjëherë, si tash që sipas mendimit tim, janë plotësisht të kundërta”, pohon Koraq.

Drejtori ekzekutiv i Kanal 10, Arben Ahmeti shprehet se prezenca e Rusisë në Serbi është politikë gjeostrategjike sesa ndihmë për këtë të fundit.

“Është më shumë politikë gjeostrategjike, që ka të bëjë me marrëdhëniet me Perëndimin, sesa me ndjeshmërinë që mund ta ketë Rusia për Serbinë”, përfundon Ahmeti.

Kujtojmë se, rusët shumë shpejtë hoqën dorë nga komanda në Aeroportin e Prishtinës.

Për më pak se katër vite sa qëndruan në Kosovë, shënuan shumë skandale.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com