Connect with us

Lajme

Historiku i unazës misterioze të Ratko Mlladiqit

Published

on

Ish-gjenerali i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm për kryerjen e gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit, gjithmonë kishte bartur një unazë me një guri të çmuar me ngjyrë të zezë.

Thuhet se unazën misterioze e kishte bartur edhe gjatë luftës ky komandant i ushtrisë në Republika Srpska, ndryshe i njohur si Kasapi i Bosnjës.

Megjithatë kjo unazë ka qenë një prej arsyeve kryesore të arrestimit të tij. Në fakt siç është raportuar më herët, një informator i policisë e kishte identifikuar pikërisht duke u bazuar në këtë detaj.

Ndryshe pasi u arrestua dhe një kohë e kaloi prapa grilave në Tribunalin Hagës, Mlladiq ia kishte dorëzuar unazën të birit të tij Darkos – të cilit më vonë gazetarët ia kishin vërejtur në gisht.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com