Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Liburn Aliu, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu janë hajna, duhet të jenë në burg

Published

on

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti dhe disa ministrave të Qeverisë. Haradinaj tha se Ministrat Aliu, Sveçla dhe Haxhiu, janë hajna.

“Ministrat Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu janë hajna ordinerë dhe duhet të jenë në burg. Këta tre mua më kanë marrë në pyetje për “babën” e tenderëve Nexhat Krasniqi. Këta tre sot Nexhat Krasniqin e kanë bashkëpunëtorë. Tri herë rresht më kanë pyetur në interpelancë parlamentare për Nexhat Krasniqin”, tha Haradinaj.

“Më kanë thënë se ai është baba i tenderëve, vjedh tenderë e është kryekrimineli. Ai njeri sot është në ministri të Liburn Aliut, ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë është Albulena Haxhiu që nuk mund ta bëjë punën pa ju përzie edhe burri që është presedan shumë i keq”.

Haradinaj thotë se edhe Kurti bëhet palë me hajnat nëse ai nuk vepron ndaj këtyre ministrave.

“E kemi edhe Xhelal Sveçlën që thotë se do ta luftojmë krimin. Cilin krim? Ti je bashkë me krimin, flenë me të. Edhe Albin Kurti i bie të jetë hajn, pasi i ka ministra këta e nuk merr ndonjë vendim”.

Haradinaj thotë se Nexhat Krasniqin e kanë shkarkua në atë kohë nga puna, ndërsa sipas tij sot ai punon në ministrinë e udhëhequr nge Aliu.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com