Lajme
U pajtua me Çuçin, habit deputeti i PD-së

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi, ka ironizuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi ky I fundit, duke tentuar të justifikojë dështimin, deklaroi se faji për situatën e rëndë kriminale në vend, nuk është I Policisë së Shtetit, por I gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vettingun.
Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se është dakort me Çuçin, pasi sipas tij policia është për të korrur kanabis, e për të blerë vota dhe jo për të luftuar krimin.
“Hera e parë që jam dakort me Çuçin e rilindasit.
Fajin nuk e ka policia!!!!!
Sepse realisht policinë e kemi për të ruajtur e për të korrur kanabis, për të rru e korr ndonjë lek.
E kemi për të eskortuar krimin, jo për ta luftuar.
E kemi për të blerë vota.
E kemi çfarë nuk e kemi, vetëm polici shteti nuk e kemi!
Aferim Çuçi!”-shkruan Boçi./CNA.al


















