Connect with us

Lajme

Greqia, një mbyllje kufijsh për migrantë e refugjatë: Jeni mirë në Turqi

Published

on

Njerëzit nga Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Siria nuk do të lejohen më të kërkojnë azil në Greqi nëse vijnë përmes Turqisë, tha të hënën ministri grek i Migracionit Notis Mitarachi.

“Ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të lidhur me trafikimin njerëzor,” – tha Mitarakis, duke shtuar se Turqia është një vend i sigurt ku njerëzit mund të kërkojnë azil.

Politika e re bazohet në një marrëveshje të vitit 2016 midis Turqisë dhe BE-së sipas së cilës Turqia kërkon të luftojë migrimin e paligjshëm në BE dhe Greqia lejohet të kthejë migrantë në Turqi që vijnë në ishujt e Egjeut pa leje.

Numri i migrantëve në ishujt grekë, në rënie

Në këmbim, për çdo sirian që kthehet në Turqi në këtë mënyrë, BE do të lejojë që një migrant sirian nga kampet turke të vijë në BE. Bashkimi Evropian gjithashtu ka nënshkruar se do t’i sigurojë ndihmë financiare Turqisë në kujdesin e refugjatëve.

Burimet e Rojës Bregdetare Greke thanë se njoftimi i fundit duhet t’u bëjë të qartë individëve nga ato vende që ata nuk do të lejohen të hyjnë në BE pa leje paraprake.

Numri i migrantëve që jetojnë në kampe refugjatësh në ishujt grekë është në rënie. Të dhënat e fundit tregojnë se më pak se 9,000 njerëz jetojnë në ishujt Lesbos, Chios, Kos, Leros dhe Samos. Vitin e kaluar, ky numër ishte më shumë se 40,000.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com