Connect with us

Lajme

Greqia akuzon Turqinë për “provokim”

Publikuar

më

Roja bregdetare greke tha se të dielën (13 qershor) se një prej anijeve të saj patrulluese u “provokua” nga një anije turke. Autoritetet greke thanë se nga incidenti u shkaktuan dëme të vogla.

Njoftimi bëhet një ditë para bisedimeve të paralajmëruara mes udhëheqësve grekë dhe turq në Bruksel. Incidenti ndodhi në lindje të Egjeut dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Incidente të tilla janë të zakonshme në Detin Egje gjatë patrullimeve për të vëzhguar anijet që transportojnë migrantë nga Turqia në Greqi.

Në muajin prill, Greqia e pati akuzuar Turqinë se po synon të “provokojë tensione” në Egje përmes manovrave “të rrezikshme” dhe ndihmës së paligjshme për migrantët.

Athina i kërkon Ankarasë që të kontrollojë më shumë rrugët që përdorin migrantët dhe të marrë përsëri qindra azilkërkues që nuk plotësojnë kushtet të fitojnë statusin e mbrojtjes së refugjatit.

Të hënën, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, do të zhvillojë bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të një samiti të nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel.

Mitsotakis tha të premten se raportet e mira me Turqinë do të varen nga përpjekjet për të ulur tensionet dhe nëse Turqia merr pjesë në mënyrë konstruktive në dialog dhe respekton kushtet e vendosura nga BE-ja” në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin, përfshirë Francën dhe Shtetet e Bashkuara, u përshkallëzuan gjatë vitit të kaluar pasi Ankaraja dërgoi anije kërkimi të gazit në Mesdheun Lindor, duke nxitur reagimin e Greqisë dhe Qipros, të dyja vende anëtare të Bashkimit Evropian.

.

Maqedoni56 minutes ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri1 hour ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme2 hours ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme2 hours ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme2 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme2 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni3 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme3 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri3 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme4 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme4 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme5 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK