Connect with us

Kosovë

Gazetarja shqiptare jep detaje për përplasjen mes Kurtit dhe Bërnabiqit

Published

on

Samiti Ballkanik i zhvilluar në Tiranë ka qenë jo pak i tensionuar. Kjo për faktin se ka pasur debat të nxehtë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Zhvillimet brenda këtij takimi i ka komentuar gazetarja e televizionit ABC News në Shqipëri, Esiona Konomi.

Konomi tha për Info Magazine se përplasjen e parë e ka shkaktuar “CEFTA” ku Kurti kërkoj që Kosova të cilësohej si shtet në këtë organizëm.

Por, sipas saj kryeministrja e Serbisë kishte thënë që nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë sa i përket funksionimit të këtij projekti të Bashkimit Evropian pasi ajo tha se Kosova nuk është shtet.

“Takimi me dyer të mbyllura ka qenë jo pak i tensionuar me polemika apo rezerva mes kryeministrit tuaj, Albin Kurti dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq. Dhe elementi i parë që shkaktoi përplasjen ka të bëj me faktin është se Albin Kurti kërkoi që projekti i quajtur “Cefta” i Bashkimit Evropian ku përfshihen Ballkanin Perëndimor të riformatohej dhe Kosova të cilësohej si shtet në këtë organizëm”.

“Por, Ana Bërnabiq ka replikuar duke thënë që nuk ka nevojë të reformatohet sepse gjithçka po funksiononte mirë. Nuk është e nevojshme të ndodh një ndryshim i tillë sepse Kosova nuk është shtet.Bërnabiq ka kujtuar se Kosova nuk njihet nga pesë vende anëtare të BE-së dhe nuk është anëtare e OKB-së. Në anën tjetër Kurti, iu është kundërpërgjigjur duke i thënë: Pse, a dëshironi të na pushtoni sërish?”.

Gazetarja shqiptare theksoi se tensionet mes dy palëve janë shfaqur edhe pas prononcimit mes gazetarëve.

“Ana Bërnabiq tha se u provokua nga Albin Kurti dhe mori përgjigjen e merituar. Ndërkaq Kurti tha se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është një e mirë vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë pasi përfiton fonde zhvillimore nga BE, fonde të cilat janë bllokuar shkaku i mosmarrëveshjeve mes palëve”., tha gazetarja.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com