Connect with us

Lajme

Gashi: Nëse ligji për shtetësi shkon me flamur evropian lehtësohen procedurat

Publikuar

Kryetari i Alternativë-s, Afrim Gashi i ftuar në emisionin “ENTER” në TV SHENJA tha se ligji për shtetësi është bllokuar nga opozita maqedonase dhe se për momentin tani janë duke u kërkuar mundësi tjera për të kaluar ligjin. Një ndër ato mundësi është edhe miratimi i këtij ligji me flamur europian.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVA-S

“Nëse shkon me flamur evropian ne mendojmë se lehtësohet dhe mundësohet debati, por evitohet procesi i pengimit të ligjit, dhe jemi shumë optimist që ligji sa më shpejtë të vij në komisionin për çështje evropiane, t’i kalojë filtrat parlamentar dhe të votohet. Përfundimisht, qytetarët ta gëzojnë atë të drejtë”.

Gashi tha se ata si opozitë kanë qenë korrektues i qeverisë me amendamente të ndryshme për ligjet që janë propozuar nga pushteti, në tentim për t’i përmirësuar ata, por se edhe vet kanë propozuar ligje, siç ishte ligji për shtetësi i cili do të miratohet së shpejti.

Duke folur për vitin shkollor ai tha se ky  vitlë shumë për të dëshiruar.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVA-S

“Jam i bindur se prindërit e ndjenjë këtë qe po e them dhe kjo s’ka fare të bëj me një akuzë partiake apo politike, e raportit opozitë – pushtet. Kisha qenë njeriu më i lumtur duke u nisur nga vajzat e mia që janë në shkollë fillore, do kisha dashur që ky vit të ishte i suksesshëm në të gjitha shkollat. Por, me keqardhje e them se ky vit ka lënë shumë për të dëshiruar, mos të them, totalisht i dështuar”.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Gashi, tha se ata janë optimist se shqiptarët e duan një ndryshim.

NA NDIQ NË FACEBOOK