Connect with us

Lajme

Gashi i jep përparësi Selës të përballet në debat me Ahmetin

Published

on

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se i jap përparësi kryetarit të ASH-së, Ziadin Selës, për përballjen televizive me kreun e BDI-së, Ali Ahmetit.

“Mbrëmë kryetari i Bashkimit Demokratik për Gjelbërim paska pranuar të dalë në debat me opozitën shqiptare, me kusht që ne të merremi vesh se kush do debatojë me të. Unë e përshëndes këtë gatishmëri dhe më vjen mirë që pas dy dekadave ai pranon të dalë në debat. Me këtë rast dua t’i them se gjëja më e vogël është se a do jem unë apo Ziadini përballë tij. Edhe ai mund të zgjedhë, ndërsa nëse dëshiron t’ia lehtësoj edhe pak, unë i jap përparësi mikut tim, kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela. Po presim përgjigjen e tij”, ka shkruar Gashi në Facebook, përcjell tv21.tv

Kujtojmë që mbrëmë në ClickPlus, Ahmeti kur u pyet se kur do të dalë në debatë me Selën, tha se le të merren vesh se kush është kryetari i opozitës dhe atëherë do të dalë në debat. Nga ana tjeter kryetari i ASH-së, Ziadin Sela sot në brifing më gazetarët shprehu gatishmërinë për një përballje televizive me Ahmetin, por duke shtuar se duhet ta diskutoj me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement


Advertisement

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com