Connect with us

Shëndetësi

Ekspertët në SHBA të shqetësuar nga një variant i ri i koronavirusit

Published

on

Një variant i ri quajtur Delta është rrugës për t’u bërë lloji dominues i koronavirusit në SHBA, duke ngritur kështu shqetësime se shpërthimet mund të prekin njerëz të pa vaksinuar në këtë vjeshtë, transmeton CNN, përcjell KlanKosova.tv.

Bazuar në një studim të ri, tregohet se varianti Delta shoqërohet me pothuajse dyfish rrezikun e shtrimit në spital krahasuar me variantin Alpha, i cili ishte dominues në këtë pranverë dhe shumë më ngjitës se lloji origjinal i koronavirusit.

Ndërkaq, për ekspertët ekziston edhe shqetësimi se varianti Alpha mund të ndihmohet nga varianti Delta i cili duket se është edhe më i transmetueshëm dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë për ata që nuk janë vaksinuar.

Tani për tani, rreth 10% e rasteve Covid-19 në SHBA mund t’i atribuohen variantit Delta. Por, kjo përqindje po dyfishohet çdo dy javë, është shprehur Scott Gottlieb, një ish-komisioner i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

“Unë mendoj se në pjesë të vendit ku kemi më pak vaksinim, veçanërisht në pjesë të jugut, ku ka disa qytete në të cilat normat e vaksinimit janë të ulëta ekziston rreziku që ju të mund të ketë shpërthime të variantit të ri”, ka thënë ai duke shtuar se studimet sugjerojnë se ata që janë plotësisht të vaksinuar janë të mbrojtur ndaj këtij lloji të ri të virusit.

 

 

The post Ekspertët në SHBA të shqetësuar nga një variant i ri i koronavirusit appeared first on Klan Kosova.