SKENA
E lënduar Ledjana reagon pas deklaratave të Mevlanit

Ledjana dhe Mevlani kanë javë që nuk flasin e s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin dhe pse shumë mendonin se ata do të dilnin çift nga “Për’puthen”. Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Mevlani konfirmoi se nuk flet më me Ledjanën dhe se nuk ndiqen as në Instagram.
Më pas nuk mungoi as reagimi i Ledjanës.
“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.
E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe”, shkroi Ledjana në disa postime në Instagram./ CNA.al













