SKENA
E ftuan të marrë pjesë në “Përputhen”, këngëtari refuzon ftesën

Ish fituesi i Mister Albania, tani pjesë e estradës si kengëtar Algert Qoshku, nga Librazhdi ditë me parë mori një telefonat nga emisioni “Për’puthen”; por Algerti e refuzoj.
Lidhur me arsyen e refuzimit, ai është shprehur për RTV:
“Një nder fenomenet që me shqeteson është fama artificiale, dhe po pikrisht konkurentet e -Për’puthen- e bejnë ketë gjë dalin nga emisjoni dhe behën kengëtar sa për mar klikime, e unë nuk e dua ate lloj fame. Kengëtar nuk behësh pa pasur zë, se publiku nuk të do artificial, për ca ndjekes në instagram dhe po unë nuk kam nevoj për diçka të till” u shpreh Algerti.
Më tej Algerti tregoi për planet e tij: ku tha se po përgatit disa kengë e klipe të reja dhe do ketë edhe nje projekt suprizë shumë shpejt.
















