Connect with us

Lajme

E dhimbshme/ Dje kishte ditën e parë të punës si kamarier në hotel, 20-vjeçari u vra pas përplasjeve në Velipojë

Publikuar

Dita e parë e punës do ishte dhe e fundit për Myzerim Zenelin! 20-vjeçari është një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipoje.

Ai kishte nisur punë si kamarier në Hotel ‘Gocaj’ ditën e djeshme dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Zeneli ndodhej prezent kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai vdiq, si pasojë e konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve. Ferracaku, pronari i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit. Kujtim Ferracaku i shkoi mbrëmjen e djeshme familjes Gocaj për tu sqaruar, mirëpo debati mes tyre u përshkallëzua në përdorimin e armës.

NA NDIQ NË FACEBOOK