Connect with us

Lajme

Dy intelektualët nga Maqedonia tani punojnë si pastrues në Zvicër

Publikuar

më

I takuam në një ndërtesë në Bernë të Zvicrës, duke mirëmbajtur godinën edhe ashtu të pastër si loti, siç është e zakonshme të shihen në Zvicër. Mentori, një shqiptar rreth të gjashtëdhjetave nga Shkupi, që në vitet e 90-ta e kishte gjetur vetveten në këtë shtet alpik, pasi kishte përfunduar shkollën e lartë dhe në pamundësi të punësohej për shkak të ideve “nacionaliste e irredentiste” të asaj kohë, po e mësonte se si të mirëmbahej objekti në mënyrë të përsosur. Praktikanti, një djalosh 28-vjeçar nga rrethina e Tetovës, me dy fakultetet të kryera në vend, po e vështronte me vëmendje të madhe se si t`i adaptohej sa më shpejt kësaj pune jo aq të rëndë.

E pyetëm se si është e mundur që me dy fakultetet të kryera të vendoste të vinte në Zvicër. Si me një traumë të lehtë dhe me ndrojtje, ai u përgjigj: “Edhe pse konkurrova në rreth njëqind vende pune në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit, askush nuk më dha ndonjë rast t`i qasem profesionit tim. Te ne, edhe më tej shkon gjithçka me nepotizëm”, pohon djaloshi, i cili dëshiron të mbetet anonim, por që “Shtegu.com” i ka të dhënat e tij.

Pas përfundimit të shkollës fillore dhe asaj të mesme, në vitin 2013 regjistrohet në Fakultetin e Marketingut dhe Menaxhmentit në USHT në Tetovë. Për të nuk kishte ndonjë pengesë të madhe që em nota të shkëlqyeshme ta përfundojë këtë fakultet në vitin 2017. I etur që edhe më tej të zbulojë risitë në botën e shkencës, ai në periudhën 2018-2019 e përfundoi edhe Fakultetin Komercial Ardi në Shkup.

E megjithatë, vendlindja nuk i ofroi atë që e meritonte, një vend pune dinjitoz, me të cilin do të mund të siguronte ekzistencën e tij themelore. Në këtë mënyrë, përmes bashkimit familjar, në vitin 2019 ai u zhvendos në Zvicër. Fillimisht u punësua te një punëdhënës shqiptar në sferën e vendosjes së çative, por për fat të keq, aty punoi pesë muaj falas. Një shprehi tashmë e shpeshtë te punëdhënsit shqiptarë në perëndim. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, ai pësoi një aksident në punë dhe çështjen e mori përsipër sigurimi invalidor zviceran SUVA. Në ndërkohë, përmes intervenimit të instancave gjyqësore, atij iu kompensuan edhe pagat nga punëdhënsi shqiptar.

Pas gjashtë muajve të kaluar si i aksidentuar, ai gjeti një punë tjëtër në pastrim në një qytet tjetër, ku punoi për një kohë të caktuar. Më pas mbeti sërish pap punë për shtatë muaj dhe që çështjë të jetë edhe më dramatike, vetëm për dy ditë të vetme, atij nuk i takoi komensimi i arkës së papunësisë, vërtetë një fatkeqësi e një personi të pafat, që nuk e përjetojnë shumica në Zvicër.

Tani, ai po e dëgjonte me vëmendje mentorin e tij, i cili e udhëzonte në mënyrën më praktike që t`i adaptohej punës së re. /Marrë nga Shtegu.com/

Shqipëri4 minutes ago

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Lajme19 minutes ago

Çfarë dëshmoi Ali Ahmeti në Hagë? Shasivari ngre pikëpyetje në përvjetorin e “pritës” së raportuar ndaj Ahmetit në Shqipëri

Kosovë22 minutes ago

Kurti: Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Maqedoni1 hour ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri2 hours ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme3 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni4 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri4 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme6 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni7 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri7 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme8 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

NA NDIQ NË FACEBOOK