Connect with us

Lajme

Durrës: Shqiptari ther me thikë dy persona, dyshohet se janë sirianë

Publikuar

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin shqiptar O.Q. (40), pasi ka therur me thikë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë sirianë).

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, për motive të dobëta.

40-vjeçari, me banim në Berat, është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërkohë që personat e plagosur ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, njofton Policia e Shtetit përcjell Klankosova.tv.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK