Lajme
Drejtori Ahmeti takon ministrin Besimi: Diskutohen sfidat financiare dhe shëndetësore

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV, Faton Ahmeti, ka zhvilluar takim me ministrin e financave Fatmir Besimi.
“Bashkë me kolegun Stevo Kërstevski realizuam takim pune me ministrin e Financave, z. Fatmir Besimi.Bashkërisht diskutuam sfidat financiare dhe shëndetësore. Në prag të rebalansit të buxhetit kemi analizuar dhe përgaditur detajisht kërkesat tona për mbështetje të sektorit shëndetësor në këtë vit krize.Përgjatë pandemisë shteti në përgjithësi gjendej përpara një sfide mjaft komplekse, por falë bashkëveprimit institucional dhe gërshetimit të përvojave profesionale po i’a dalim dhe shkojmë drejt stabilitetit”, ka njoftuar Ahmeti.
Ai ka shtuar se sistemi shëndetësorë pavarësisht peripetive gëzon kondicion për të vazhduar fuqishëm në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore.
















